AKTIVITET TRAJNUES: “Aktet e ekspertimit si provë shkresore. Kushtet e vlefshmërisë, përdorshmërisë dhe papërdorshmërisë së tyre në procesin gjyqësor.” - 1 qershor 2026

Shkolla e Magjistraturës më datë 1 qershor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Aktet e ekspertimit si provë shkresore. Kushtet e vlefshmërisë, përdorshmërisë dhe papërdorshmërisë së tyre në procesin gjyqësor. Procesi i të provuarit gjatë gjykimit civil dhe veçoritë e aktit të ekspertimit si prove”,pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Dritan Caka, Irida Kacerja

Lehtësues: Olti Skrame

Qëllimi i këtij trajnimi është: Thellimi i konceptit të aktit të ekspertimit si provë, vecanërisht aktit të ekspertimit si provë shkresore dhe atipike. Trajtimi i vecorive të kësaj prove, në raport me provat e tjera në procesin civil. Shkëmbimi i eksperiencave me pjesëmarrësit në trajnim, në këtë fushë. Njohja me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhë asaj Kushtetuese në këtë fushë.

Metodologjia e trajnimit është e ndërthurur midis trajtimeve teorike të koncepteve dhe trajtimeve te rasteve praktike te Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu pyetje nga paneli në formën e debatit, në lidhje me çështjet e trajtuara.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • LLOJET E PROVAVE NE PROCESIN CIVIL. PROVA SHKRESORE DHE AJO ME EKSPERT; LIRIA E PROVAVE NE PROCESIN CIVIL;
  • LLOJET E PROVAVE NE RASTIN E MARREDHENIES SE POSACME MES PALEVE;
  • PROVA ATIPIKE, RAST PRAKTIK, MENDIMI KUNDER I GJYKATES ME EKSPERTIN;
  • GJYKATA KUSHTETUESE PER PROVEN ME EKSPERT, GJYKATA E LARTE PER PROVEN ME EKSPERT;
  • EKSPERTIMI SI PROVE NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL; 
  • CAKTIMI I EKSPERTIT, KOMPETENCAT E TIJ DHE VECORITE E AKTIT TE EKSPERTIMIT;
  • PROBLEME TE PRAKTIKES GJYQESORE NE LIDHJE ME EKSPERTIMIN SI PROVE.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.